Kaos në Kazakistan pas rritjes së çmimit të karburantit, policia u bashkohet protestuesve, qeveria dorëhiqet

Pas rritjes së çmimit të karburantit, situata në Kazakistan është bërë kaotike. Në rrugët e qytetit më të madh të vendit, Almaty, janë derdhur protestuesit të cilët kanë kundërshtuar rritjen e çmimit.

Në të njëjtën kohë, sipas Agjencisë Franceze, burra me uniforma policie kanë lënë helmetat dhe mburojat e tyre dhe u janë bashkuar protestuesve.

Protestuesit në ish-republikën sovjetike, duke u bërë bashkë me policinë me tubimin e tyre bënë që qeveria të jepte dorëheqjen.

Presidenti i Kazakistanit Qasim-Tomart Tokayev pranoi dorëheqjen e qeverisë brenda dhe gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Mangistaut, vendi ku filluan protestat, dhe në zonën e Almaty-t.

Rajoni i Mangistau është i varur nga gazi natyror i lëngshëm, i cili është karburanti kryesor për makinat dhe çdo rritje e çmimit të tij shkakton një rritje të çmimit të ushqimit, i cili tashmë është rritur që nga shpërthimi i koronavirusit .

Elementët ekstremistë shkaktuan trazira dhe incidente në Almaty. Sipas informacioneve, 500 qytetarë janë rrahur ndërsa dhjetëra biznese janë grabitur.

Nga demonstratat janë plagosur rreth 100 policë, qindra qytetarë, ndërsa autoritetet kanë bërë 200 arrestime.