Çështja “Partizani”, SPAK merr në pyetje ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA

SPAK vijon të marrë në pyetje personat që kane dijeni për privatizimin e kompleksit Partizani.

Këtë të  hënë pranë SPAK është paraqitur për të dhënë deklarimet, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi.

Ai do pyetet nga struktura antikorrupsion lidhur me proceduarat për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Kujtojmë se ai ka reaguar në lidhje me këtë çështje, ku nënvizoi se firma nuk ishte në kompetencat e tij pasi kjo pronë nuk gjendej në kontabilitetin e Komandës që ai drejtonte.