Sulmi në urën e Krimesë, Putin fajëson Kievin: Ishte një akt terrorist i planifikuar nga shërbimet speciale të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin,  tha sot se shpërthimi në urën kyçe që lidh Krimenë me Rusinë ishte një akt terrorist, i planifikuar sipas tij nga shërbimet speciale të Ukrainës.

“Nuk ka asnjë dyshim. Ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën e rëndësishme civile,” tha Putin.

Putin është takuar me kreun e Komisionit Hetimor, Alexander Bastrykin, i cili i ka paraqitur përfundimin e hetimeve të kryera për shpërthimin në urë.

Ura, e inauguruar nga vetë Putini në vitin 2018, përdorej gjithashtu për të furnizuar ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë.


Shtuar 9.10.2022 21:18