KRIZA/ Ministri italian stimulon punonjësit e administratës për të kursyer energji: Do përfitoni rritje pagash

Pasojat e krizës energjitike kanë filluar të ndihen në botë dhe Europë. Së fundmi, ministri italian, Renato Brunetta ka publikuar vendimin në bazë të të cilit, punonjësit e administratës do të përfitojnë rritje të rrogave nëse do të kursejnë energjisë elektrike.

“Energjia e shtrenjtë ndikon edhe në administratën publike, aq sa ministri aktual i funksionit publik, Renato Brunetta, iu desh t’i drejtohej sensit të shëndoshë të punonjësve të tij duke shfrytëzuar rëndësinë e shmangies së mbeturinave për të kursyer burime që mund të përdoren ndryshe. për shembull për të rritur shumat e listës së pagave.

Ministri, pra, luan kartën e rritjes së pagave për të “bindur” punonjësit publikë për nevojën e kursimit të energjisë, duke rikthyer temën e dividentit të efiçencës, koncept që u prezantua nga vetë Brunetta në vitin 2009, vite të rishikimit të shpenzimeve. Pa harruar se, siç kërkohet nga dokumenti “Dhjetë veprime për kursimin e energjisë dhe përdorimin inteligjent dhe racional të energjisë në Administratën Publike”, parashikohet një bonus ekonomik ad hoc për administratat që do të zbatojnë përvoja të virtytshme të kursimit të energjisë.”-thuhet në artikullin epublikuar nga mediat italiane.

Ndërkohë e kundërta ndodh në Shqipëri, ku punonjësit e administratës publike kërcënohen se nëse nuk do të kursejnë energji elektrike atëherë do të gjobiten deri në shumën e 50 mijë lekëve.

“Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kursimi i energjisë këto momente. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë. Duke nisur nga të gjithë institucionet shtetërore do emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 % për çdo institucion. Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”-, u shpreh Balluku në 5 tetor.