Ndodhi dhe kjo! Fansi gdhend në trup portretin e Luana Vjollcës (FOTO LAJM)

Luana Vjollca padyshim që ka fansa të flakë dhe këtë gjë e vërtetoi njëri nga ata përmes një surprize që i bëri moderatores shqiptare.

Ai ka gdhendur në trup portretin e Luanës, gjë të cilën e ka treguar tatuazhisti i njohur nga Colombia, Stefano Reinoso.Nga ana tjetër, Luana e ripostoi këtë foto duke shprehur gjithë lumturinë e saj.

“Tatuazh i vërtetë”, shkroi moderatorja krahas fotos ku dukej portreti i saj gdhendur në krahun e fansit.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes moderatorja ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta, shkruan iconstyle.

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku të gjithëve iu duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.

 


Shtuar 17.09.2021 18:59