Sekuestrohet 3.7 ton kanabis në portugali, 4 të arrestuar

Autoritetet portugeze kanë sekuestruar 3.7 ton kanabis të ngarkuar në një skaf në një operacion në ujërat ndërkombëtare në jug të Portugalisë, gjatë të cilit arrestuan dy spanjollë dhe dy marokenë, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar Detar (AMN).

Arrestimet e katër kontrabandistëve të dyshuar u bënë gjatë një operacioni vëzhgimi të kryer nga Marina Portugeze, Policia Detare dhe Forcat Ajrore mes të martës mbrëma deri në orët e hershme të sotme, tha AMN në një deklaratë.

Anija, e cila mbante 106 baleta kanabis ekuivalente me rreth 3.7 to”, u sekuestrua pasi u pikas nga një avion i forcave ajrore.

Katër të dyshuarit, si dhe skafi dhe droga i janë dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet.


Shtuar 8.03.2023 14:34