Olti Curri “kthen” videon erotike të Gjicit në film: Skenografia klishe, ndriçimi për faqe të zezë (VIDEO)

Nuk ka munguar as reagimi i Olti Currit për videon erotike të kryebashkiakut të Kukësit e cila qarkulloi me shpejtësinë e erës dhe u kthye në temën e ditës së sotme.

“Më shumë do të shqetësohesha kur populli e ha në gojë në mjekësi, në cilësinë e jetës, cilësinë e ndërtimeve, trafikun, tarifat e internetit, në çmimin e energjisë elektike, të ujit, në shkollat publike, etj etj. Një video më shumë apo një video më pak nuk na ndryshojë cilësinë e jetës”, thotë Olti Curri, por nuk ka munguar as ironia e tij ku ka komentuar videon nga aspekti “skenografik”.

“Ndriçimi ishte për faqe të zeze, skenografia ishte shumë standarte, klishe. Mbulimi me kamera shumë i dobët, sepse nuk kishte plane shtesë nga droni apo kamera ansore. Skenari ishte inekzistent dhe loja e aktorëve standard”, përfundon blogeri./albeu.com/


Shtuar 16.06.2023 19:13