Udhëheqësit e G7: Kurrë nuk do t’i njohim referendumet e rreme të Rusisë, në Ukrainë

Udhëheqësit e G7, shtatë kombet më të industrializuara, dënuan sot “referendumet e rreme” të Rusisë në territoret e pushtuara në Ukrainë, duke thënë se kjo ishte një përpjekje e Moskës për të krijuar një pretekst “të rremë” për ndryshimin e regjimit ukrainas.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim këto referendume që duket se janë një hap drejt aneksimit me Rusinë dhe nuk do ta njohim kurrë aneksimin e supozuar nëse ai ndodh”,  thanë ata në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Rusia ka nisur sot referendumet në Donbass (Donetsk dhe Luhansk), Kherson dhe Zaporizhia me qëllim të aneksimit të këtyre zonave. Kievi i ka quajtur referendumet një mashtrim, duke pretenduar se banorët kërcënohen me ndëshkim nëse nuk votojnë në to./albeu.com