Aksident tragjik në Elbasan, një viktimë dhe tre të plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Një trajler me targa maqedonase është përplasur me një makinë.

Sipas informacioneve dyshohet për një viktimë dhe tre të plagosur, ku dy pre të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 9.10.2021 19:15