Nuk fshihet më! Bojken Lako i bën urimin romantik partneres për ditëlindje (FOTO LAJM)

Prej muajsh në mediat online kanë qarkulluar lajmet për lidhjen e re që artisti i njohur Bojken Lako po jeton. Aludimet nisën pasi Bojkeni ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze, dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku.

Por vetë artisti ka publikuar imazhe të rralla krah partneres së tij duke vendosur që këtë lidhje ta bëjë publike. Sot Izi feston ditëlindjen dhe një urim nga Bojke nuk ka munguar. “Edhe 100 dashuria ime”, shkruan ai krah një fotoje mjaft romantike të çiftit.