Viti i ri shkollor, Ditmir Bushati uron nxënësit me këngën e Parashqevi Simakut: Të parëve ua hamë kontributin

Sot ka nisur viti i ri shkollor 2022-2023. Urimet për nxënësit e shkollave kanë nisur nga drejtuesit e qeverisë, siç e do tradita. Ka qenë Ditmir Bushati i cili ndryshe nga urimet tradicionale me pamje të fëmijëve në ditën e parë të shkollës, ka zgjedhur këngën e Parashqevi Simakut, “Mos ja u prishni lumturinë”, si urim.

Postimi i Bushatit:

Me këtë këngë të kënduar me shpirt nga Parashqevi Simaku, shkruar nga Agim Doçi dhe kompozuar nga Pirro Çako, uroj gjithë fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndonëse e shkruar në një ‘epokë’ tjetër, lumturia, dashuria dhe përkujdesja për fëmijët janë investimi më i sigurtë për një shoqëri të zhvilluar që bazohet tek dija, mundësitë e barabarta dhe përfshirja.

Na duhet të punojmë për brezat që besojnë tek Shqipëria Europiane duke lënë pas ngjarjet e trishtueshme të Otrantos së djeshme, apo të Le Manshit të sotshëm.

Siç me të drejtë thotë Jacques Attali: “Nuk mund të jetojmë në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Të parëve ua hamë kontributin, të dytëve ua rrënojmë trashëgiminë”.

Fati i fëmijëve tanë përcaktohet sot!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati)