Prag Krishtlindjesh, Rama ndan foto me bashkëshorten dhe Zahon mes atmosferës së festave në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto pranë familjes së tij, teksa ka marrë pjesë në paradën e Retro Albania.

Rama ka ndarë foto krah bashkëshortes së tij dhe djalit Zaho, teksa vlerëson anëtarësimin e RETRO Albania në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.

“RETRO anëtarësohet në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike) një moment kulmor për koleksionistët shqiptarë dhe një superbravo për Blend Gonxhen e për skuadrën e DPSHTRR”, shkruan Rama.