Real Madrid për “gjah” te Manchester City, “Los Blancos” synojnë dy yjet

Sipas raportimeve të “AS”, Real Madrid ka identifikuar dy lojtarë për të ardhmen e klubit, Cancelo dhe Haaland nga Manchester City.

Fakti që portugezi do të mbushë 29 vjeç verën e ardhshme mund të lehtësojë një operacion me një kosto maksimale prej 40-50 milionë euro, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2027 dhe ka një vlerësim prej 65 milionë euro.

Nga ana tjetër, norvegjezi ka një klauzolë përfundimi prej 180 milionë euro e cila do të jetë e vlefshme nga vera e vitit 2024 dhe Reali ka 425 milionë të kursyera gjatë viteve të fundit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.09.2022 09:05