Chiesa futet në merkato me detyrim

Situata e Juventusit fillon të jetë dramatike. Ai duhet të largojnë disa futbollistë dhe të përpiqet të fitojë para për të investuar në futbollistë të rinj. Një nga lojtarët që do mund tw japw kontributin e pwr Juventusin deri nw fund tw sezonit wshtw , Chiesa.

Anësori u lëndua dhe pësoi këputje të ligamentit, ndaj i jep lamtumirën sezonit. Ndonëse është një pjesë kyçe, nga drejtuesit sportiv dhe pas konsultimeve me trajnerin kuptojnë se ka shumë lojtarë sulmues në krahun e djathtë dhe duke marrë parasysh që vlera e ndërkombëtarit me Italinë është nga më të lartat, duke përfituar nga mungesa e tij, ata janë të gatshëm të mbijetojnë pa të.

Ideja nuk do të ishte tjetër vetëm se të dëgjonin ofertat për sulmuesin përballë merkatos së verës, pasi për momentin askush nuk dëshiron një futbollist që ka ende gjashtë muaj rikuperim përpara.

Burime pranë “Zonjës së Vjetër” konfirmojnë se nëse ndonjë klub vendos 50 ose 60 milionë euro në tryezë për Chiesa-n, nuk do të ketë shumë për të folur dhe ata do t’i thonin lamtumirë. r.t/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 09:29