“I them çdo ditë Ronaldos që të vijë këtu, por ai më përgjigjet “ah ah ah” (FOTO LAJM)

Pas Messi-t te PSG, ka nga ata që ëndërrojnë Ronaldo-n te Lille.

Me dy futbollistët e mëdhenj në Francë, Ligue 1 do të jetnte një sfidë yjesh, si ajo në kohët e Real Madrid dhe Barcelona.

Ideja është e Jose Fonte, shok skuadra i CR7 te Portugali dhe mbrojtës i Lille, që i ka shkruar disa herë numrit 7 të Juventus për ta bindur që të largohet nga Torino.

“I dërgoj çdo ditë një mesazh që të vijë te Lille! Është përgjigjur vetëm ‘ah ah ah’”, ka thënë Fonte për TalkSport.

Një tentativë e çuar dëm duke parë përgjigjen e Ronaldo-s. Franca dhe Ligue 1 duhet të mësohen të shijojnë vetëm Messi-n, për CR7 nuk ka ardhur akoma momenti.


Shtuar 11.08.2021 18:18

Tags: ,