Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Al Kaeda paralajmëron sulm brenda një viti!

Zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Al Kaeda mund të jetë në gjendje të kërcënojë SHBA në vetëm 12 muaj. Unilad shkruan se përpara marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët, zyrtarët e Pentagonit shprehën shqetësimin se Al Kaeda mund të rindërtohej brenda dy vitesh. Përveç rindërtimit në Afganistan, zyrtarët kanë paralajmëruar se grupi terrorist mund të kërcënojë SHBA-në në një të ardhme jo të largët.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjenerali Scott D. Berrier, është shprehur se vlerësimi aktual që Al Kaeda të krijojë një aftësi për të kërcënuar të paktën SHBA-në është një deri në dy vjet.

David S. Cohen, zëvendës drejtor i CIA-s, i bëri jehonë shqetësimeve të ngjashme dhe tha se është e vështirë të thuash në afatin kohor kur Al Kaeda ose filiali i Shtetit Islamik në Afganistan do të kenë aftësinë për të goditur SHBA-në.


Shtuar 14.09.2021 22:54