U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”për Ervis Zikën, ish-drejtorin e burgut të Reçit që u arrestua disa ditë më parë. Ervis Zika është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Zika akuzohet se ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda në burg, e madje ai vetë i dërgonte të burgosurve në qelitë e izolimit sende të ndaluara. Po ashtu ai akuzohet edhe se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.

Kujtojmë se në vend  të tij u emëruar Seit Vuçaj./albeu.com