Tentoi të largohet nga Shqipëria me dokumenta false, arrestohet 24-vjeçari turk në Rinas

Uniformat blu të Rinasit kanë vënë ën pranga një shteas turk 24-vjeç pasi ka tentuar të largohet nga vendi ynë duke përdorur dokumenta false, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë 24-vjeçari me shtëtësi turke U.Y iu gjet një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L, i cili ëhstë shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar 24-vjeçarin për tu alrguar nga vendi.

Njoftimi:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë të falsifikuar, kapet në flagrancë nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 24-vjeçari (shtetas turk).  

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër që tentoi të ndihmonte 24-vjeçarin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e pajisur atë me pasaportë false dhe biletë udhëtimi.  

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin turk U. Y.      

Nga kontrolli i detajuar në vijën e dytë, këtij shtetasi i është gjetur një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L.     

Nga veprimet hetimore dyshohet se biletën që iu gjet shtetasit U. Y., e kishte marrë te njësia e check-in-it, shtetasi A. L., me qëllim për ta ndihmuar shtetasin U. Y., që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.   

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. Y., 24 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 27 vjeç.  

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. L. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/AlbEu.com/


Shtuar 17.02.2023 13:17