Basha publikon pamje nga takimi në Kombinat: Çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka ndarë disa pamje  në “Facebook” nga takimi i sotëm në Kombinat.

Basha shkruan se çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave të PD në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Postimi i  Lulzim Bashës:

Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve.

Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 20:11