Modelja e Instagramit tregon mesazhet e sheikëve: Të laj në para

Një modele instagrami nga Brazili, Natalia Graibotto, thotë se ajo fiton më shumë se 300 mijë euro në vit vetëm falë fotove që shpërndan në rrjetin social.

26-vjeçarja thotë se mesazhet që i vijnë në privat janë tronditëse.

Ka persona të pasur nga Dubai që përpiqen t’i sjellin avionin e tyre privat, ose i ofrojnë nga 40 mijë, 70 mijë, ndonjëherë edhe 100 mijë euro vetëm për të pasur shoqërinë e saj.

“Të laj në para”-shprehen ata, tregon modelja.

Por ata që e çudisin më shumë, janë këngëtarët dhe futbollistët e famshëm, të cilët i bëjnë propozime të panumërta nëpër mesazhe, edhe pse në Instagram-et e tyre duket se janë të martuar e të lumtur me gratë e tyre.


Shtuar 20.06.2020 09:35