Shifër e çmendur, Cardi B i blen të bijës 2-vjeçare çantën luksoze

Vajza 2- vjeçare e Cardi-B ka një garderobë mjaft të lakmueshme.

Së fundmi Cardi, ndau një foto të vajzës së saj teksa tregonte çantën e saj të markës luksoze “Chanel”, me një rrip zinxhiri.

Kjo çantë, pjesë e koleksionit të Chanel, Pranverë 2020, u shit kohët e fundit për $ 4,900.

2-vjeçarja dhe nëna e saj e famshme pozojnë herë pas here me veshjet e markave luksoze si, Burberry, Balenciaga dhe Moschino në mediat sociale.

Babai i saj, reperi Offset, u kritikua në korrik për dhuratën e vajzës së tij një çantë rozë Hermès Birkin me vlerë rreth 10,000 dollarë për ditëlindjen e saj të dytë.

Kujtojmë se Cardi B i ka pranuar gjithmonë ndërhyrjet estetike në trupin e saj dhe që duket ndryshe nga më parë. Mirëpo çfarë e ka detyruar reperen të shkojë drejt këtij vendimi?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cardi B ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer se të gjithë ndërhyrjet i ka bërë për të rritur besimin tek vetja. Në intervistën për Mariah Carey, reperja është shprehur se për shumë vite është bullizuar për shkak të mënyrës si dukej. Ajo ka treguar se e dinte që sapo të bëhej e famshme do t’i nënshtrohej operacioneve për të ndryshuar.


Shtuar 22.03.2021 09:12