Harta zgjerohet në Korçë, infektohet shefi i Personelit të Policisë Kufitare

Ditën e sotme Korça ishte një nga qytetet ku sot numri i të infektuarve ishte rritur.

Gjithsej janë 17 persona të prekur nga Covid-19 në këtë qytet.

Rasti me i fundit eshte shefit te Personelit të Policisë Kufitare në Korçë, tamponi i të cilit rezultoi pozitiv.

Dyshohet se eshte ai eshte infektuar nga polici qe u konfirmua dy jave me pare i prekur me virusin corona. Mesohet se ata te dy kane pasur marredhenie miqesore edhe pse punojne ne sektore te ndryshem.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste


Shtuar 7.04.2020 09:59