Trembi kampin zikaltër kur doli me paterica nga stadiumi i Lecces, mësohet sa do të mungojë Brozovic

Trembi jo pak duke u larguar nga Lecce me paterica, por për Marcelo Brozovic vijnë lajme të mira.

Mesfushori i Interit iu nënshtrua dje rezonancës magnetike, e cila ka konfirmuar vetëm një ndrydhje të lehtë të kaviljes së majtë, prandaj për 29-vjeçarin nuk ka asnjë alarm, por maksimumi do të qëndrojë jashtë fushave për 7 ditë.

Kroati do të mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor, i cili garanton se do të provojë që ta rikuperojë Brozovicin, për ndeshjen e së dielës në mesditë, kundër Cagliarit në kampionat.

Por nëse nuk ia del për në fundjavë, futbollisti do të jetë i gatshëm për të mërkurën e javës së ardhshme, kur është në program edhe dueli i çerekfinales së Kupës së Italisë, kundër Fiorentinës.

Në çdo rast, Antonio Contes i japin garanci të rikthyerit Stefano Sensi dhe Nicolo Barela, plus edhe një Borja Valero që duket i ringjallur në këtë periudhë të fundit.


Shtuar 22.01.2020 10:48