Xavi e konsideroi të “paprekshëm”, Barcelona mund të lërë të lirë Aubameyang për 25 milion euro

Barcelona duket se ka ndryshuar mendje sa i përket qëndrimit për sulmuesin Aubameyang, i cili u cilësua si i pashitshëm pak ditë parë.

Chelsea bëri ofertën e parë kontrate për shërbimet e gabonezit, por Blaugranat e refuzuan kategorikisht.

Tashmë, sipas shtypit britanik, Barça mund ta lejë të lirë sulmuesin e saj për një shifër prej 25 milion eurosh.

Daily Mail thekson se Chelsea është ende i interesuar, por nuk ka ndërmend të paguajë atë shifër dhe se përpiqet të përfshijë operacion Marcos Alonson./albeu.com