E rrethuar me mure të larta e tela me gjemba, dalin fotot e banesës së Ervis Martinajt (FOTO LAJM)

Mëngjesin e kësaj të hëne, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë ushtruar kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.

Pamjet të tjera janë siguruar në lidhje me aksionin policor, ku shihen dhe më nga afër pamje të banesës së tij, e cila duket që është rrethuar me tela me gjemba, mure të larta e pemë. Gjithashtu mësohet se në banesën e tij gjendet dhe një kullë vrojtimi, të cilën Martinaj e përdorte për sigurinë personale.

Kujtojmë se që prej muajit gusht, mbreti i lojërave të fatit është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, Policia e Shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e tij, ndërsa janë ngritur pikëpyetje se ai mund edhe të jetë vrarë./albeu.com

 


Shtuar 26.12.2022 14:07