Ta pijmë me fund e bëhemi tap? Mitet e gabuara, të ftuarit nxjerrin sekretet e verës

Konsumi i verës dhe marrëdhënia që njerëzimi ka pasur ndër vite me të ishte tema e bisedës në ‘Abc News’ me Ermal Peçi , ku të ftuar ishin Rezar Cenaj, Tea Dupi dhe Fation Tila. Të tre treguan eksperiencat e tyre me këtë pije, ndërkohë theksuan se shqiptarët nuk shikojnë më sasinë por cilësinë.

Edhe kryebashkiaku i natës Rezar Canaj nënvizoi se një e verë e mirë është gjithmonë një sebep i mirë. Por ndër të tjera ai shtoi me humor se të gjithë dalin për 1 gotë, dhe nuk shkojnë tek e dyta.

“Është e pabesueshme por ka njerëz që thonë ‘dalim pijmë një gotë verë’ dhe pijnë vetëm një gotë verë.” – batutë e Rezarit që u shoqërua nga shumë të qeshura në studio.

Rezi pohoi se: “Pija nuk është më një piktakimi spocial, por një eksperiencë në qiellzë. Çdo gjë shkon tek pjesa e shijes, dhe eksperiencë shijesh të mirë”.

Në konsumin e verës shumë njerëz bëjnë gabime në raport me të. Tea dhe Fationi ishin të këtij qëndrimi. Ndër to Fationi veçoi dy që përgjithësisht njerëzit i bëjnë me verën, përzierja e saj me ujin me gaz dhe pirja me fund.

“Nuk është një pije për të arritur në ekstrem dhe për të ekzagjeruar. Uji i gazuar përdoret dhe jashtë, nuk e kemi vetëm ne. Bëhet për ta holluar. Por me këtë veprim e kemi masakruar verën. Por jashtë përdorin vetëm verën e hapur, atë të thjesht që mos të dehen, pijnë një apo dy gota. Veprime të tjera që kam parë në Shqipëri, e kanë pirë me fund. Edhe kjo është masakrim. Duhet t’i japim kohë, ne kemi një lloj nguti. Ajo ka nevojë për kohë edhe pasi hapet.”

Tea shtoi se në restorantet dhe lokalet e natës nuk kanë shërbyer verë cilësore, pavarësisht çmimit.


Shtuar 18.02.2022 18:15