Barcelona rrit ofertën për Lewandowskin, ja sa ofron

Siç thekson Tomasz Włodarczyk, Barça e ka rritur shumën fikse për Lewandowskin në 35 milionë euro, me një pjesë të ndryshueshme prej 5 milionë euro.

Një shifër që nuk është pritur me gëzim në zyrat e Bayern, të cilat e konsiderojnë se “nuk mjafton”. Me një kontratë deri në vitin 2023, Lewandowski dëshiron të zgjidhë të ardhmen e tij përpara sezonit.

Megjithatë dje Oliver Kahn kujtoi planet e bavarezëve me golashënuesin e tyre: “Për sa i përket Robertit, nuk ka ndryshuar shumë. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne presim që ai të shfaqet me ne në ditën e parë të stërvitjes. Roberti është duke vlerësuar opsionet nga Barça dhe të tjerët, por është mirë të kujtojmë se ai ka një kontratë me Bayernin. Kjo është shumë e rëndësishme, ne nuk jemi të shqetësuar”. /albeu.com/

@fichajes.com El FC Barcelona espera a Lewandowski con los brazos abiertos #fcbarcelona #fichajes #football #lewandowski ♬ original sound – Fichajes.com


Shtuar 23.06.2022 19:12