DETAJET/ Si u plagos anëtari i grupit të Niklës Marklen Haka

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e Marklen Hakës në Fushë-Krujë.

Mësohet se Haka, i cilësuar si anëtar i bandës së Niklës është plagosur me një plumb në fytyrë.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se Marklen Haka dhe autori kanë qenë të dy në rrugë.

Autori e ka qëlluar dhe është larguar. Haka është gjetur në rrugë dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Po punohet për identifikimin e autorit.