Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Sot, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë së Partisë Socialiste. Në rendin e ditës do të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Çpritet të ndodhë më 9 Prill?

Në Kongresin e 9 prillit, kreu i mazhorancës Edi Rama do të kërkojë ndërprerjen e mandatit 4-vjeçar të kryetarëve të degëve të PS-së, të cilët do të mbajnë këtë detyrë deri 15 qershor, afat në të cilin do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese në degët e kësaj forcë politike në çdo bashki. Mandati iu ndërpritet 61 kryetarëve aktualë të degëve të partisë, ndërkohë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Kongresi ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale.