Rama premton 24 orë ujë të pijshëm në Mallakastër: PS kali që do të tërheqë karrocën për 4 vite

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Tepelenës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Rama prezantoi kandidatin e PS për Mallakastrën, Qerim Ismailaj.

Ai tha se në qershornë Mallakastër do ketë 24 orë ujë të pisjëm në çdo bashki.

Teksa hodhi akuza ndaj koalicionit Meta-Berisha “Bashkë Fitojmë”, Rama tha se Partia Socialiste është opzioni më i mirë pqë qytetarët.

Në mënyrë figurative, Rama tha se PS-ja është kali që duhet të vendosin shqiptarët para për të ërhequr karrocën për katër vitet e ardhshme.

Zgjedhja është çfarë kali do marrësh për 4 vite. Ju e kuptoni vetë se kë duhet të vendosni për të tërhequr karrocën”, tha Rama./albeu.com/