Kastrioti fiton garën për mbijetesë kundër Egnatias (VIDEO)

Në garën për mbijetesë në Kategorinë Superiore, Kastrioti ka mundur 1-0 në Kamëz, Egnatian, duke e futur këtë të fundit zyrtarisht në krizë të thellë.

Ka mjaftuar një gol i Ajazit në minutën e 61 që krutanët të dalin me 3 pikë.

Vlen të theksohet se Egnatia mbeti me 10 vetë në fushë, Allmuça ndërhyn gabimisht ndaj Ajazit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke marrë të kuqin

Pas 13 javësh, Kastrioti mban vendin e fundit me vetëm 8 pikë, ndërsa Egnatia renditet e 9 me 11 pikë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.12.2021 15:38