Plani i UEFA-s për Champions dhe Europa League! Kalendari i ndeshjeve

Media spanjolle “Marca” ka zbuluar së fundmi planin e UEFA-s për përfundimin e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Sipas draftit të hartuar nga UEFA, ndeshjet e dyta të fazës së 1/16-ave do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.

Në datën e parë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit Juventus-Lion dhe Manchester Citiy-Real Madrid, ndërsa një ditë më pas do të luhen takimet Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona-Napoli.

Kujtojmë që 4 skuadrat e tjera të kualifikuara për fazën çerekfinale janë Atalanta, PSG, Atletico Madrid dhe Leipzig.

Raundi çerekfinal do të mbyllet brenda 5 ditëve. Në datat 11 dhe 12 gusht luhen takimet e para të kësaj faze, ndërsa në datat 14-15 gusht luhen takimet përmbyllëse të fazës çerekfinale.

Faza gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve do të luhet në datat 18-19 gusht (akti i parë) dhe 21-22 gusht (akti i dytë). Finalja e madhe është planifikuar të luhet në datën 29 gusht në Stamboll.

Liga e Kampioneve
7 gusht
Juventus-Lion
Manchester City-Real Madrid
8 gusht
Bayern Munchen-Chelsea
Barcelona Napoli
11 gusht-12 gusht
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale
14-15 gusht
Ndeshjet e kthimit
18-19 gusht
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale
21-22
Ndeshjet e kthimit
29 gusht
Finalja

Liga e Europës

2-3 gusht
Ndeshjet e para të fazës së 1/16-ave
6 gusht
Ndeshjet e kthimit
10 gusht
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale
13 gusht
Ndeshjet e kthimit të kësaj faze
17 gusht
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale
20 gusht
Ndeshjet e kthimit të kësaj faze
27 gusht
Finalja e Gdanskut


Shtuar 10.05.2020 16:28