E trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i serialit “Friends” (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare aktori i njohur i serialit “Friends”, Mike Hagerty.

Lajmi u konfirmua nga Bridget Everett, e cila luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

“Një aktor i dashur, për të cilin dashuria për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij, ishin gurët e themelit të jetës së tij. Majk, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan e tij Mary Kathryn, motrën e tij Mary Ann Hagerty gruan e saj Kathleen O’Rourke dhe vajzën e tyre Meg. Ai do të mungojë shumë”, shkroi ajo.

Në një postim tjetër , Everett shtoi se “e donte Majk në çastin kur e takoi. Ai ishte kaq i veçantë. Jemi të shkatërruar që ai ka vdekur.”