Elhaida në rolin e Esmeraldës në “Notre Dame de Paris”, Ledian Agalliaj mbështetësi më i madh i saj (VIDEO)

“Notre Dame de Paris”, muzikali francez ngjit mbrëmjen e djeshme në një nga skenat më të mëdha në vendin tonë, stadiumin “Air Albania”. Trupa ndërkombëtare luajti në kryeqytetin shqiptar, ndërsa rolin e Esmeraldës e kishte këngëtarja e njohur shqiptare Elhaida Dani.

Ashtu sikurse edhe Elhaida premtoi “ishte një natë e paharrueshme”. Emocione në skenë e emocione jashtë saj. Sigurisht në këtë natë kaq të veçantë nuk kishte si të mungonte partneri i saj Ledian Agallijaj.

Çifti nuk ka pasur mundësi të kalojë shumë bashkë këto kohë, por mbrëmjen e djeshme sigurisht e kanë shijuar.

Elhaida e ka konsideruar rolin e Esmeraldës si “një arritje e madhe për mua si artiste, ndërsa nga ana humane e kam jetuar edhe vetë kur 19 vjeç shkova në Itali dhe provova të jetoj në një vend ku nuk dija gjuhën dhe doja të ndihesha si të tjerët. Por ndihesha e huaj prapë si Emeralda mundohesha të krijoja identitetin tim sa herë mundohem të ringjall këtë rol në skenë mundohem të kem emocionet e mia që kam jetuar, por edhe nga të afërm dhe bashkatdhetarë të mi”.

Muzikali “Notre Damme de Paris” është i shkruar nga muzikanti Riçardo Coçiante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness. Gjithashtu, duke njohur terren të gjerë nëpër botë, vepra është e përkthyer në 7 gjuhë të tjera.

“Notre-Dame de Paris” është një lidhje muzikore mes kulturës francez dhe asaj kebekuaze, e cila debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin me të njëjtin titull (The Hunchback of Notre-Dame) të romancierit francez Victor Hugo.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris”, po udhëtojnë anekënd botës duke e prezantuar përpara artdashësve në Francë, Lebanon, Russi, Taiëan, Kanadaj, etj.

Ky është prej spektakleve më të mëdha në botë ndaj edhe trupa përfaqësuese është mjaft profesionale.