Shqiptarët mendjen te Luizi, Bordi i famshëm rrit ndjeshëm çmimin e naftës

Ndonëse shqiptarët e kanë mendjen te fenomeni “Luiz”, Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve sot, duke e rritur çmimin e naftës me plot nëntë lekë.

Nga 199 lekë litri, me vendimin e datës së sotme nafta do të tregtohet me 208 lekë/ litri.

Bezina është ulur me 10 lekë litri dhe do të tregtohet me 189 lekë/litri. Sakaq, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Kujtojmë se këngëtari Luiz Ejlli është ka marrë vëmendjen e të gjithëve në vednin tonë.

Banori I shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri është bërë kryefjala e medieve, por edhe diskutimeve të shqiptarëve, pasi loja dhe strategjia që ai po ndjek në BBVA ka fanatizuar shuëm prej nesh./Albeu.com/