Allegri: Duhet të rikthehemi te objektivat, por Interi mbetet më i fortë

Allegri është rikthyer për të folur rreth objektivave të Juventusit dhe atë se çfarë bënë gabim sezonin e kaluar.

“Diferenca e Juventusit këtë vit do të jetë te objektivat. Duhet të kthehemi te fitorja. Vitin e kaluar ne bëmë mirë në mbrojtje, por na munguan golat, ishim sulmi i njëmbëdhjetë  dhe këto shifra absolutisht nuk mjaftojnë për të fituar.

Interi është ende favorit. Milan ka pasur një kampionat të jashtëzakonshëm, do të jetë një provë e mirë për ta, sepse përsëritja e Scudetto-s është gjithnjë më e vështirë.”

Këto kanë qenë fjalët e Allegrit, i cili në mikrofonat e “DAZN”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.07.2022 15:03