Vdekja e Prigozhin, Putin thyen heshtjen: Ishte biznesmen i talentuar, por …

Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer heshtjen për vdekjen e ish-mikut të tij Yevgeny Prigozhin, gjatë një adresimi në televizionin kombëtar rus.

Një ditë pas rrëzimit të avionit privat që i mori jetën shefit të “Wagner” dhe 9 personave të tjerë, Putin ka reaguar duke shprehur ngushëllimet.

Gjatë deklaratës për media, Putin e ka quajtur ish-kuzhinierin e tij si një “biznesmen të suksesshëm, por që bëri gabime të rënda gjatë jetës.

Prigozhin kishte marrë pseudonimin kuzhinieri i Putin, pasi në vitet 90’ ai zotëronte një biznes kateringu dhe më pas fitoi tendera për furnizimin me ushqim të instuticioneve të larta zyrtare, përfshi edhe për Putin.

Putin tha se “me aq sa ka dijeni”, Prigozhin ishte në Afrikën Perëndimore pak ditë më parë, ku u takua me një zyrtar të lartë. Sipas tij, hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit do të bëhet, por do të marrë shumë kohë.

Putin tha se e njihte Prigozhin qysh prej viteve 90′, duke e quajtur atë “te talentuar” por me “fat të ndërlikuar”.

“Ai ishte një person me një fat të ndërlikuar, dhe bëri gabime të rënda në jetë, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e nevojshme, si për veten e tij, ashtu edhe në kohën kur unë ia kërkova, për kauzën e përbashkët, si në muajt e fundit”, deklaroi Putin për Prigozhin.


Shtuar 24.08.2023 18:41