Operacion blic në Plepa, shoqërohen disa persona për kultivim e shërndarje droge

Një operacion blic është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit.

Gjatë operacionin janë shoqëruar disa persona.

Mësohet se Operacioni është zhvilluar në kuadrin e ndalimit të personave që kultivojnë dhe shpërndajnë lëndë narkotike.

Mendohet që operacioni të jetë në vazhdën e operacionit të zhvilluar në edhe në Gramsh.

Policia e Gramshit ka vënë në pranga 8 persona nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike, shkruan Oranews.

Ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Kotorri 2020”, pas një hetimi katërmujor, ku është bërë arrestimi i shtetasve G. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës dhe E. K 38 vjeç banues ne Shijak.


Shtuar 2.07.2020 14:57