E trishtë në Kosovë! Emigranti humb jetën në aksident duke u kthyer në vendlindje

Xhevdet Berisha, një emigrant shqiptar i Kosovës, ka humbur jetën në aksident, rrugës duke u kthyer nga Gjermania në atdhe.

Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha, humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në mesazhin e FC Kosova Regensburg.

Më tej, thuhet se kjo është humbje e madhe për familjen, por edhe mërgatën shqiptare.

“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën. Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve” thuhet në njoftim.


Shtuar 31.07.2023 07:23