“S’ke lidhje me muzikën”, Ronaldo dhe Mevlani zihen se kush ka më shumë talent

Ronaldo Sharka dhe Mevlan Shaba duket se nuk kanë simpati për njëri-tjetrin. Në episodin e mbrëmshëm në “Kepin e Vipave” moderatori ka debatuar me këngëtarin.

Moll e sherrit ishte fama dhe talenti i Mevlanit. Ronaldo i tha Mevlanit se ai nuk ka talent dhe se nuk e konsideron këngëtar.

Sigurisht deklarata e Ronaldos nuk është pritur mirë nga Mevlani, i cili i ka përmendur Ronaldos se punën në Top Channel e ka fituar falë daljes në Big Brother, jo me meritë./albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 09:41