“Synojmë 500 milion euro eksporte”, Rama nga Fieri: Shqipëria po punon dyfishin e tokës që punonte kur ne nisëm detyrën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një takim me fermerët  në Kafaraj të Fierit është shprehur se qeveria synon që këtë vit të arrihet 500 milion euro eksporte, nga 130 milion euro që eksportohej në kohën kur PS erdhi në pushtet.

Rama po ashtu shtoi se sot Shqipëria punon dyfishin e tokës që punonte në 2013 sepse sipas tij, kjo qeveri i krijoi kushte.

“Ne po synojmë 500 milion euro eksporte, nga 130 milion që eksportohej kur ne niusëm këtë rrugë. Po synojmë gjysmë miliardashin e eksporteve të fruta dhe perimeve, produkteve të punës me tokën, produkte të një Shqipërie që punon dyfishin e tokës që punonte kur nisëm detyrën.

Po punohet sepse ne i vumë në dispozicion ujin, duke pastuar kanalet ujitëse dhe duke i rivënë në punë punë. Sot, në ndjehemi mirë sepse shikojmë që bujqësia dhe fshati ka të ardhme, krejt e kundërta e asaj që predikohet”, tha ndër të tjera Rama./albeu.com


Shtuar 22.10.2022 12:31