Çfarë e pengon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Albin Kurti flet për median greke

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për gazetën greke “To Vima” i ëhstë përgjigjur interesit të gazetarëve helenë, se ccfarë e pengon Kosovët të bashkohet me Shqipërinë.

Kurti është përgjigjur se është Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë.

Pas samitit joformal të Ballkanit në Athinë, Tovima.gr ka shkuar në hotelin “Britania e Madhe” ku ka mundësuar dhe një intervistë me kryeministrin Kosovar.

I pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti është shprehur se “ne jemi një komb, por dy shtete të ndryshme”. Ai shton se shumica e akuzave në lidhje me bashkimin me Shqipërinë, vijnë nga serbët pasi ata duan që Republika Srpska të bashkohet me Serbinë.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, deklaroi Kurti.

Në insistimin e gazetës greke, gazetarët e të cilës e kanë pyetur sërish Kurtin në lidhje me këtë çështje, por këtë herë është pyetur nëse kreu i qeverisë kosovare e dëshiron apo jo një bashkim me Shqipërinë.

Kurti u është përgjigjur duke thënë se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se qeveria është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit. Ai ka shtuar se me Shqipërinë ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer, por ka theksuar se “mëgjithëse jemi një komb, jemi dy shtetet të ndryshme”.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, u shpreh Albin Kurti.


Shtuar 29.08.2023 21:24