VIDEO/ Burri martohet me 10 gra njëkohësisht

Kjo do të thotë lumturi! Të jesh i martuar me 10 gra në të njëjtën kohë dhe që edhe ato të jenë të lumtura. Influenceri nga Nju Jorku, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, thotë se u martua me dhjetë gra gjatë një ceremonie në plazh.

@misterlustin “We are the brides” , #emmanuellustin ♬ original sound – MisterLustin

Videoja që ai ngarkoi në TikTok ka marrë më shumë se 600 mijë shikime.

Në mbishkrimin shoqërues të videos ai shprehet: “Sot u martova me dhjetë gratë e mia”.

Lustin pretendon se gratë e tij flasin “gjuhë të ndryshme, kanë personalitete të shumta dhe janë të gjitha të bukura”.

E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria që ndajnë për njëri-tjetrin dhe energjia pozitive që kanë, sipas dhëndrit. /albeu.com


Shtuar 4.08.2023 13:12