Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, GJKKO vendos burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të dënijë me burgim të përjetshëm, Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Gjithashtu, GJKKO dënoi me 15 vite bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin. Ndërsa nga 25 vite burgim dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani.

Si ndodhi vrasja e babë e bir?

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.


Shtuar 19.04.2023 18:51