Rama qeras japonezët me raki: Është 46% alkool (Video)

Kryeministri, Edi Rama, ndodhet këtë të mërkurë në Tokio në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Rama mori pjesë në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantoi vizionin
“Shqipëria 2030” si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri.

 

Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

 

Η δημοσίευση κοινοποιήθηκε από το χρήστη Albeu.com (@albeucom)


Në seminar ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve “Made in Albania”, prezent në tregun japonez.

Sigurisht nuk kishin si të mungonin as batutat dhe humori nga kryeministri.

Teksa prezantoi vizionin “Shqipëria 2023”, Rama qerasi sipermarrësit e huaj me pijen tradicionale shqiptare, raki.

Një nga të pranishmet atje u ccua dhe provoi rakinë, e ofruar nga Rama.

Siç duket edhe në video Rama thote se rakia ka 46% alkool dhe se fillimish nuk është nevoja të konumosh shumë./albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 13:23

Tags: