Deda u shua! Humbi luftën me sëmundjen, zbulohet amaneti i aktorit shqiptar

Bota e artit në Shqipëri sot ka humbur një ndër aktorët më të dashur.

Rikard Ljarja ndërroi jetë në moshën 77 vjecare në shtëpinë e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë.

Burime pranë familjes kanë bërë me dije se amaneti i aktorit ka qënë që trupi i tij të prehet në Shkodër, ku do t’i jepet edhe lamtumira e fundit.

Familja falenderon stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2020 21:10