24-vjeçari rrëzohet në humnerë dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prevallë të Kosovës. Një 24-vjeçar ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

I riu u shpall në kërkim pas denoncimit të familjarëve me inicialet A.GJ ishte nga Kaçaniku, ndërsa policia e Prizrenit bën me dije ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen fatale.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes.Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 21.11.2021 09:17