Spartak Ngjela zbulon formulën: Jua them unë si vjen Basha në pushtet

Prej 29 korrikut 2023 Lulzim Basha është rikthyer në krye të PD-së me një kurs të ri që lë pas të shkuarën por dhe grupin e Rithemelimit. Avokati Spartak Ngjela ndërsa analizoi rizgjedhjen e Bashës në krye të PD-së tha se Basha kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re.

“Nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re. Se, pastaj do të thonin atë gazmoren, U martua Sinani. Kë mori? Atë që kish pasur. Shumë mirë ka bërë. Ashtu duhet të ecë”, tha Spartak Ngjela në një intervistë për Report Tv.

Ngjela e sheh bashkimin si të domosdoshme për të sjellë PD në pushtet.

“E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha? Ngjela beson po nëse do të ketë përkrahjen e Uashingtonit.

Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet.

Pse ju mendoni që Partinë Komuniste  në 1992 e mundi Saliu? Uashingtoni e mundi. Nëse e përkrah me intensionin e saj të vrullshëm politik dhe përkrahjen amerikane që ka në Shqipëri menjëherë rigrupohet PD dhe është në favor të të gjithëve”, shtoi Ngjela. Për Berishën thotë se po e mban peng PD-në por nëse do të ishte i gatshëm të ndihmonte për riardhjen e PD-së në pushtet gjithçka do të ishte dhe në favor të tij.


Shtuar 3.08.2023 15:15