Gjendet i mbytur në kanal një 50-vjeçar në Pogradec

Policia ka gjetur pa shenja jete një 50-vjeçar në një kanal në fshatin Buçimas, Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2022, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në fshatin Buçimas, Pogradec, në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.


Shtuar 30.03.2022 11:23