Betonizohet ura gurtë e ndërtuar në shekullin e XIX në Gjirokastër: Turp dhe dënohesh me ligj

Beton në qytet, beton në fshat, sëfundmi po betonizohen edhe zonat historike, ato me të cilat shqiptarët krenohen, apo i shesin si atraksione turstike për të huajt.

Mos dija apo babëzia, askush nuk e kupton se përse një urë e shekullit të 19-të e cila është shpallur si zonë e mbrojtur në Gjirokastër është betonizuar.

një qytetar ka denoncuar në rrjete sociale se çfarë ka ndodhur me urën në Gjirokastër, e cila ka qenë e ndërtuar e gjitha me gurë, por që me kalimin e vitetve ka pësuar dëmtime.

Por ekspertët dhe specialistët e Bashkisë së Gjirokastrës në vend që ta reastauronin i kanë rënë për shkurt, e kanë betonizuar.

Denoncimi:

❌❌❌ TURP, SKANDAL, KRIM ❌❌❌

Tek kjo urë(që mesa di unë është e shekullit te 19, në mos gaboj) është kryer krim duke hedhur beton, mbi të gjitha në një zonë të mbrojtur nga UNESCO.

Po nuk kishit pesë punëtorë dhe dhjetë gurrë t’i bënit shkallët siç duhej?

Kjo është turp, shumë serioze dhe e dënueshme me ligj! Është shkatërrim i vlerave, kulturës,  monumenteve etj.

Përveç kësaj nuk kuptoj diçka tjetër, ka media apo s’ka media këtu? Vetëm kush u përplas me makinë, kush u vra, kush doli nga Big Brother do transmetoni?! Po të gjithë të shitur e të blerë jeni more të shkretët ju?

Kjo është akoma më e frikshme se sa veprat kriminale të kësaj bashkie që po bën këto vitet e fundit ne qytet. Po ku keni cipë ju, le t’ju shajnë, ju përsëri punën që dini të bëni më mirë do të bëni.

? Shpërndani këtë postim ta shikojnë të gjithë se çfarë po bëhet ne Gjirokastër!


Shtuar 13.03.2023 21:30